Dhoma e zhveshjes në Manchester United nuk është aspak e kënaqur me trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick, pasi gjermani vazhdon të jetë nën lëkurën e lojtarëve të tij.
Pasi mbërriti për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer në fund të vitit 2021, Rangnick pritej të revolucionarizonte United. Por, në vend të kësaj, emri i tij nëpër media po le figurë të keqe.
Pasi u eliminua nga FA CUP kundër Middlesbrough të shtunën, doli se skuadra e United është e pakënaqur me trajnerin e tyre, edhe pse jo për shkak të humbjes. Sipas ‘The Sun’, shefi po përballet me një reagim të fortë nga lojtarët e tij pasi tha publikisht se Jesse Lingard kishte kërkuar të mos luante kundër ‘Boro’, gjë që vetë lojtari doli dhe tha se nuk ishte plotësisht e vërtetë, përkundrazi tha se klubi e kishte këshilluar atë për të marrë pushim.
Komentet e Rangnick nuk kanë shkuar mirë, dhe trajneri ka mbetur paksa i ‘skuqur’, veçanërisht pasi komentet për Anthony Martial në janar u mohuan më pas edhe nga francezi.
“Është koha për të qenë së bashku, për të mos shkaktuar përçarje duke folur në publik”, thuhet se ka thënë një burim i brendshëm për ‘The Sun’. “Nuk është mënyra për të bërë gjërat te United, duke dalë dhe transmetuar këto çështje në shtyp”./ h.ll/albeu.com