Ylli gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, feston sot ditëlindjen e tij të 32. Mesfushori vazhdon të jetë një lojtari kyç i “galaktikëve” edhe këtë sezon.
Carlo Ancelotti vazhdon të mahnitet nga cilësitë e tij pavarësisht se mosha tani nuk premton shumë. Ai është cilësuar si rregullatori i mesfushës së bardhë, pasi dhe bashkëlojtarët e tjerë janë shprehur se ata e luajnë lojën sipas ideve të tij.
32-vjeçari prej disa vitesh nuk është më pjesë e kombëtares Gjermane, duke u fokusuar vetëm tek klubi Chamartin ku shpreson edhe të mbyllë karrierën.
Kroos ishte në fushë në humbjen e minimale të Real Madridit ndaj Getafes në ndeshjen e parë të vitit 2022. Një humbje që mund të komplikojë vendin e parë në La Liga. /albeu.com