Rrëfimi tronditës i 50-vjeçares: Futbollisti i kombëtares franceze më ofroi 50 mijë euro për një natë (FOTO LAJM)

Modelja 50-vjeçare, Nathalie Andreani, i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e saj në revistën franceze “Public”, teksa ka zbuluar se një futbollist i kombëtares franceze, i ka ofruar asaj 50 mijë euro për një natë erotike.

Pa zbuluar identitetin e futbollistit, Andreani zbuloi se ajo e refuzoi ofertën, teksa tregoi se ishte e tronditur. Rrëfimi tronditës i 50-vjeçares: Futbollisti i kombëtares franceze më ofroi 50 mijë euro për një natë.

“Ai më ofroi 50,000 euro për një natë. Më shumë se një herë. Por unë refuzova. Ishte një futbollist i ekipit kombëtar francez. Isha e tronditur. Ishte një turp. Unë ndoshta do të kisha fantazuar sikur të mos më ofronte ato para”, deklaroi 50-vjeçarja.