sport

Rrëfehet Albert Stroni: Ikëm me 100 dollarë nga Kombëtarja, planin e thurëm me taksi

A ju kujtohet Albert Stroni? Dikur luante me Majacin në sulmin e Apolonisë dhe më pas u bë “i famshëm” edhe në Spanjë, sepse në moshën 20- vjeçare vendosi të braktiste Shqipërinë për të ndërtuar një jetë më të mirë.

Sot është një qytetar spanjoll i respektuar, që ka ndërtuar jetën në vendin ku u dashurua me shikim të parë. Ka ende pengje nga karriera e tij, por thotë se ka triumfuar në jetë.

Të lidhura

None found

Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, në prag të ndeshjes miqësore me Spanjën, ai na tregon me detaje arratisjen e tij në 1990-ën dhe merakun për një magnetofon që ish-mbrojtësi lushnjar Saimir Malko nuk ia dërgoi familjes së vet, ndonëse Stroni ia kishte lënë porosi.

“U ndjeva i zhgënjyer. Ia besova atij magnetofonin sepse mendova se nuk do të kthehesha më kurrë te familja ime, por ai e kishte mbajtur për vete…”, thotë Stroni për gazetën.

Me çfarë merret sot Albert Stroni?

Unë e lashë futbollin përpara 13-14 vjetësh. Viti i fundit ishte 2008, kur edhe stërvitja një ekip të vogël të qytetit tim të vogël ku jetoj. Pasi lashë futbollin, hapa një biznes makinash të dorës së dytë, makina që vinin nga importi, më së shumti nga Gjermania, dhe vazhdoj me të njëjtin aktivitet. Prej shumë vitesh jetoj në një qytet të vogël me rreth 30 mijë banorë. Qyteti im quhet Monforte de Lemos, një qytet në veriperëndim të Spanjës. Ndodhet afër Vigos dhe Korunjas. Kështu vazhdon jeta ime.

Ju u arratisët në një ndeshje të Shpresave në Spanjë në 1990 kur ende nuk kishte rënë sistemi monist… Pse e morët atë vendim?

Nga nevoja dhe nga dëshira për një jetë më të mirë. Si çdo emigrant, pa dyshim. Të gjithë emigrantët largohen nga halli prej vendit të tyre. Sikurse edhe spanjollët në vitet ’50-’60 u larguan dhe ikën në Gjermani apo Zvicër, shqiptarëve u takoi ta bënin këtë në vitet ’90 dhe vazhdon peripecia e emigrimit për shqiptarët.

Çfarë mbani mend nga arratisja?

Ishte viti 1990 dhe kishim shkuar me Shpresat në Sevilje. Qëndruam katër futbollistë veçmas, dy të Flamurtarit, unë dhe Ilir Sina. Ne nuk kishim bërë muhabet, sepse Shqipëria ishte në komunizëm në atë kohë, nën regjimin e Enver Hoxhës.

Pse nuk flisnit me njëri-tjetrin?

Nuk flisnim dot me njëri-tjetrin temën e arratisë sepse kishim frikë. Ishte koha kur kushdo nga shokët e tu mund të të provokonte dhe do të kishim probleme jo vetëm ne lojtarët, por edhe familjet tona. Vetëm se unë e kuptova që Sina, ish-futbollist i Dinamos, donte të arratisej.

Nga e kuptuat?

Sepse në Zvicër ishte vonuar shumë gjatë kohës që ne prisnim në transit avionin. Ai u zhduk dhe ne po e kërkonim në të gjithë aeroportin. Më vonë mora vesh që po mundohej të gjente një derë të hapur që të qëndronte në Zvicër. Kështu që, unë pas ndeshjes që luajtëm me Spanjën U-21, të nesërmen e ditës që do të luante Kombëtarja A kishim dy orë në dispozicion për të bërë pazar në Sevilje dhe morëm të njëjtën taksi: unë, Ilir Sina, Saimir Malko i Lushnjës dhe një futbollist tjetër, që për fat të keq nuk më kujtohet cili ishte.

Në taksi unë i them Sinës: “Ti doje të qëndroje në Zvicër…”. Ai më pa me një shikim sikur do të më thoshte: “Po më provokon?” “Unë e mora vesh që do të qëndroje”, i thashë. “Jo, jo”, m’u përgjigj Sina. “Nuk po të provokoj, i thashë. – Unë e kam vendosur që do të qëndroj këtu, vetëm se dua të paktën të jemi dy se nuk kam asnjë kontakt në Spanjë”.

Edhe çfarë ju tha Ilir Sina?

“Seriozisht e ke?” – më tha Sina. “Po, seriozisht”, ia ktheva. Madje, kishim lënë të gjitha rrobat dhe çantat tona në hotel. Nuk kishim absolutisht asgjë me vete, përveç 100 dollarëve secili në xhep. I thashë, dëgjo: “Blejmë ato gjëra që kemi për të blerë dhe ua japim këtyre shokëve që janë me ne t’ua çojnë familjeve tona”./ PANORAMA SPORT

të fundit

Vanity Fair përfshin Papa Leo XIV mes 70 personave më elegantë të vitit 2026

Për herë të parë pas një dekade, revista Vanity Fair ka rikthyer listën e saj të 70 njerëzve më të…

9 minutes ago

Çështja që ka tronditur SHBA-në: A mund të mbahet penalisht përgjegjëse Lindsay Clancy për vrasjen e tre fëmijëve?

Gjyqi i Lindsay Clancy, nënës amerikane të akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj, ka mbërritur në pikën vendimtare.…

16 minutes ago

Barcola drejt Liverpoolit, zbardhen shifrat dhe detajet e marrëveshjes

Bradley Barcola mori një dhuratë në formën e një transferimi historik disa ditë para ditëlindjes së tij të 24-të.Sulmuesi i…

16 minutes ago

Breshëri sa një top tenisi e makina të shkatërruara, moti i keq përfshin Zvicrën (FOTOT)

Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar dëme të shumta në disa vende të Evropës, duke përfshirë Francën, Italinë dhe Zvicrën.…

18 minutes ago

Bekim Hoxha kalon për një muaj në krye të Agjencisë Pyjore të Kosovës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se Bekim Hoxha është transferuar përkohësisht nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv…

20 minutes ago

PLD kërkon përgjegjësi nga Qeveria për glorifikimin e Ratko Mlladiqit

Partia Liberal-Demokrate ka reaguar ashpër ndaj çdo forme të glorifikimit të Ratko Mlladiqit, i dënuar me burgim të përjetshëm për…

22 minutes ago