Categories: showbiz

Vanity Fair përfshin Papa Leo XIV mes 70 personave më elegantë të vitit 2026

Revista Vanity Fair ka rikthyer pas dhjetë vitesh renditjen e saj me 70 njerëzit më të veshur në botë për vitin 2026, ku mes figurave të njohura është përfshirë edhe Papa Leo XIV, një zgjedhje e pazakontë për këtë listë.

Të lidhura

None found

Revista ka vlerësuar mënyrën se si Papa 70-vjeçar ka riformësuar stilin tradicional papnor. Një nga detajet që ka tërhequr vëmendjen është shfaqja e tij në një dokumentar të prodhuar nga Vatikani, ku për disa momente duket se mban atlete Nike poshtë veshjes së bardhë papnore.

José Criales-Unzueta, korrespondent i modës në Vanity Fair dhe pjesë e ekipit që hartoi listën, deklaroi se ajo që i impresionoi më shumë ishte “stili i lindur amerikan” i Papës.

I lindur në Çikago, Leo XIV ka fituar vëmendje edhe për zgjedhjet e tij të modës, mes të cilave veshjet e punuara me dorë dhe aksesorët vintage. Në vend të këpucëve tradicionale të kuqe papnore, ai preferon shpesh këpucë të zeza Oxford me dizajn të thjeshtë.

Mes elementeve të garderobës së tij përmenden edhe një orë kuarci zvicerane, e cila nuk prodhohet më, si dhe një çantë e vjetër që Papa vazhdon ta mbajë me vete. Në qershor të vitit 2025, ai u bë objekt vëmendjeje gjatë një audience publike në Sheshin e Shën Pjetrit, kur mbante një kapelë bejsbolli të Chicago White Sox mbi kapelen papnore.

Për ceremonitë dhe daljet më zyrtare, Papa ka zgjedhur stilistin italian Filippo Sorcinelli. Ky i fundit ka krijuar më parë veshje papnore edhe për Papa Benediktin XVI dhe Papa Françeskun.

Vanity Fair e ka vendosur Leo XIV në rubrikën “Origjinalët”, ku përfshihen persona të njohur për zgjedhje ekscentrike, novatore dhe një qasje të veçantë ndaj stilit. Në këtë kategori bëjnë pjesë gjithashtu regjisori Spike Lee dhe këngëtaret Björk e Rosalía.

Vlerësimi i Vanity Fair nuk është i pari për stilin e Papa Leo XIV. Në fund të vitit 2025, Vogue e përfshiu atë në listën e njerëzve më të veshur të vitit, së bashku me A$AP Rocky dhe Bad Bunny. Po atë vit, The New York Times e renditi si një nga 67 njerëzit më elegantë të vitit 2025.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

5 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

5 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

6 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

6 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

6 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

7 hours ago