Categories: sport

Barcola drejt Liverpoolit, zbardhen shifrat dhe detajet e marrëveshjes

Pak ditë përpara se të festojë ditëlindjen e 24-t, Bradley Barcola pritet të marrë si dhuratë një transferim historik në karrierën e tij.

Futbollisti francez, i aktivizuar në krahun e majtë të sulmit dhe autor i tre golave në Kupën e Botës së fundit, është shumë pranë largimit nga Paris Saint-Germain për t’iu bashkuar Liverpoolit.

Të lidhura

None found

Detajet e marrëveshjes mes dy klubeve janë bërë publike nga gazetari i njohur David Ornstein, i cili raporton se transferimi i Barcolas në Anfield është mbyllur.

Sipas tij, Liverpooli dhe PSG-ja kanë arritur dakordësinë përfundimtare. Klubi anglez do të paguajë 106 milionë funte, ose 125 milionë euro, si shumë fikse, ndërsa në marrëveshje parashikohen edhe 17 milionë funte, rreth 20 milionë euro, në formën e bonuseve.

Reprezentuesi i Francës pritet të kryejë testet mjekësore brenda 24 orëve, përpara se të firmosë kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin, ka bërë të ditur Ornstein.

Barcola u transferua te PSG-ja nga Lyon tre vjet më parë, për një shumë prej 45 milionë eurosh.

Gjatë kësaj periudhe me klubin parisien, ai ka zhvilluar 152 ndeshje, në të cilat ka realizuar 39 gola dhe ka dhënë 37 asistime.

Me PSG-në, francezi ka fituar tre tituj kampionë, dy trofe të Ligës së Kampionëve, dy kupa vendase dhe një Kupë Ndërkontinentale.

të fundit

VIDEO/ Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë, asist vendimtar në Turqi

Momenti kur asiston Ernest MuçiNëse mendoni se Ernest Muçi i ka ndalur “bëmat”, e keni tërësisht gabim! Sulmuesi i Kombëtares…

4 minutes ago

Baras pa gola mes Malishevës dhe Feronikelit 74, penalltia e Ibishit ndalet nga Kolaj

Malisheva dhe Feronikeli 74 kanë luajtur baras pa gola (0-0) në stadiumin “Liman Gegaj”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron…

4 minutes ago

Asllani beson te reagimi i shpejtë i Hoffenheimit pas dy humbjeve

Hoffenheimi po kalon një periudhë jo të mirë në Bundesligë, ndërsa disfata e fundit ndaj Werder Bremenit ka shtuar zhgënjimin…

12 minutes ago

Grabitje në vilën e Eder Militaos gjatë El Clasicos, dëmi kap vlerën e mbi 350 mijë eurove

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…

24 minutes ago

Dinamo Ferizaj shkarkon Leotrim Krasniqin pas pesë sfidave pa triumf

FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…

30 minutes ago

Rexhepi: Lufta ndaj armëve ilegale kërkon kontrolle më të forta dhe angazhim të vazhdueshëm

Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…

38 minutes ago