Futbollisti brazilian William Ribeiro humbi toruan në një ndeshje të kategorisë së dytë braziliane mes Guaranit dhe Sao Paolos, pasi rrahu arbitrin, duke e goditur me shqelm në kokë dhe duke i rrezikuar jetën.
Arbitri u dërgua menjëherë në spital, ndonëse pa ndjenja, por pas disa orësh atje, është rikthyer në gjendje të qëndrueshme dhe nuk duket se ka pasoja të rënda, megjithatë nuk mund të thuhet më e njëjta gjë për futbollistin.
Kjo pasi William Ribeiro është arrestuar dhe tani do të akuzohet për tentativë vrasjeje, pasi e qëlloi arbitrin me shqelm në kokë,edhe kur e kishte shtrirë më parë, ndërsa klubi i tij, i prishi menjëherë kontratën dhe u distancua nga dhuna.