Roy Keane trajner i Man Utd? Flet ikona

Ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane ka parë emrin e tij tek lakohet si opsion për pozitën e trajnerit të Manchester United.

Keane ka folur së fundmi lidhur me disa zëra që insistojnë se ai duhet të jetë trajneri i United, por nuk ka treguar optimizëm.

Irlandezi beson se nuk ka CV e duhur për të qenë pasues i trajnerit Ralf Rangnick në ‘Old Trafford’.

“Kjo nuk do të ndodh kurrë”, ishte përgjigja e Keane për Gary Neville, transmeton lajmi.net.

“CV ime nuk përshtatet. Është kaq e thjeshtë. Puna te Man United është punë e vështirë”, shtoi ish-kapiteni.

Roy Keane është një nga ikonat e klubit të Manchester United dhe një nga ata që bën kritikat më të ashpra kur skuadra nuk gëzon formë të mirë.


Shtuar 19.02.2022 10:38