Roshi fluturon drejt Turqisë dhe firmos akordin me skuadrën që luan në Ligën e Parë, do të jetë më i paguari

Një “raketë” shqiptare në Turqi! Nuk është titulli i një paralajmërimi për luftë, por kalimi i mesfushorit të Kombëtares shqiptare në futbollin turk.

“Panorama Sport” ka siguruar foton e mesfushorit të Kombëtares, teksa nga dashamirës të gazetës është parë në aeroportin e Stambollit gjatë pasdites së djeshme. Pritet që mesfushori sot të paraqitet në skuadrën e Ligës së Parë turke, Boluspor.

Burime të sigurta i treguan gazetës se mesfushori do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon, duke përfituar në total 250 mijë euro në vit.

ROSHI NË TURQI

Odise Roshi është një futbollist i lirë këtë verë. Prej disa javësh, ai është i lirë, pasi përfundoi kontratën me skuadrën nga rajoni i Çeçenisë, Akhmat Grozni. Futbollisti i Kombëtares deklaroi pak kohë më parë për gazetën se Turqia është një destinacion i mundshëm për të ardhmen e tij.

Roshi pritet të jetë dhe futbollisti më i paguar në skuadrën turke.


Shtuar 9.08.2021 12:14