Rooney-t nuk i del e keqja me Ronaldon, vazhdon “ta thumbojë”: Messi është më i miri, CR7 më shumë një golashënues

Marrëdhënia mes dy ish-shokëve të një skuadra, Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldos është krisur për t’u mos u ngjitur më.

Në intervistën e fundit të Ronaldos, fjalët drejtuar legjëndës së anglisë ishin të “hidhura” , për shkak se Rooney kishte bërë të njëjtën gjë për të më parë.

Anglezi në intervistën e tij për “The Times”, vazhdon të “thumbojë” yllin e Portugalisë.

Ai ka pohuar se Meesi është lojtari më i mirë në histori, madje edhe më i mirë se Maradona, ndërsa për Ronaldon ka thënë se ai është vetëm një golashënues.

“Të gjithë kanë pikëpamje të ndryshme për Messin dhe Ronaldon, por unë kam thënë shumë herë se mendoj se Messi është më i miri. Kam parë shumë video të Diego Maradonës, i cili ishte një lojtar i ngjashëm, por Messi është më i mirë. Ai ka gjithçka,  ai kontrollon ndeshjet, driblimet e tij, asistimet e tij,  ndërsa Ronaldo është më shumë një golashënues”, tha ai.


Shtuar 18.11.2022 22:21