Categories: sport

Ronaldo rrezikon deri në gjashtë muaj pezullim, Federata Portugeze nis procedurë disiplinore

Cristiano Ronaldo mund të dënohet me pezullim deri në gjashtë muaj, pasi u largua pa leje nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë.

Të lidhura

None found

Ndaj sulmuesit 41-vjeçar ka nisur një procedurë disiplinore. Ai u largua para kohe nga ekipi pas një përplasjeje me trajnerin Jorge Jesus.

Siç raporton “A Bola”, procedura është mbështetur në nenin 160 të Rregullores Disiplinore të Federatës Portugeze të Futbollit. Sipas këtij neni, lojtari i grumbulluar me përfaqësuesen mund të pezullohet nga një deri në gjashtë muaj nëse largohet pa arsye të vlefshme nga stërvitja, ndeshja apo një aktivitet tjetër i Kombëtares.

Rregullorja parashikon gjithashtu gjobë prej 510 deri në 1 mijë e 20 eurosh për futbollistët profesionistë. Largimi pa autorizim sjell edhe pezullim të menjëhershëm parandalues, deri në shqyrtimin e rastit nga organet disiplinore.

Ronaldo ka pranuar se nuk duhej të ishte larguar dhe ka marrë përgjegjësinë për veprimin, duke mos përjashtuar mundësinë e një ndëshkimi.

Megjithatë, sipas “A Bola”, pranimi i shkeljes mund të ndikojë në uljen e masës disiplinore. Rregullorja lejon lehtësimin e sanksionit kur shkelja pranohet plotësisht dhe pa rezerva. Në rastin më të favorshëm për Ronaldon, pezullimi mund të ulet në 15 ditë, ndërsa gjoba në 255 euro.

të fundit

Santiago Abascal dhe rrugëtimi i Vox drejt pushtetit në Spanjë: lideri i së djathtës ekstreme që synon qeverinë

Santiago Abascal, lideri i partisë së ekstremit të djathtë Vox, është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të…

3 minutes ago

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, përfundojnë në spital tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake,…

10 minutes ago

‘A ekziston shpirti binjak?’/ Ronela Hajati zbulon anën e saj më të panjohur për publikun

E guximshme dhe pa filtra kur bëhet fjalë për të shprehur atë që mendon, por kur vjen puna te dashuria,…

16 minutes ago

69 milionë lekë të zhdukura nga Posta e Durrësit/ Pamjet e kamerave zbulojnë lëvizjet e dyshimta të parave dhe skemën me mandatpagesat për Shijakun e Krujën

Një auditim i brendshëm i Postës Shqiptare dhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbardhur një seri veprimesh të dyshimta…

26 minutes ago

Partizani triumfon 4-1 në derbin ndaj Dinamos, Karoglan: I përgëzoj lojtarët për fitoren

Mislav KaroglanPartizani u rikthye te fitorja pasi mposhti 4-1 Dinamon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të “Abissnet…

27 minutes ago

The One Movement enters North Macedonia’s political scene with Besim Hoda at the helm

Skenës politike në Maqedoninë e Veriut po i shtohet edhe një lëvizje e re politike. Lëvizja Një, u provomua sonte…

38 minutes ago