Partizani u rikthye te rezultatet pozitive duke mposhtur Dinamon me shifrat 4-1, në përballjen e javës së 13-të të “Abissnet Superiore”. Pas sfidës së luajtur në “Elbasan Arena”, trajneri i Partizanit, Mislav Karoglan, komentoi para mediave paraqitjen e skuadrës.
“Rezultati 4-1 flet për një dominim të Partizanit. Fillimisht dua të përgëzoj lojtarët e mi, pasi përballë kishim një kundërshtar shumë të vështirë. E dinim se do të hasnim probleme në gjysmën e parë të fushës dhe në mbrojtje. Edhe në fazën sulmuese patëm vështirësi, pasi kundërshtarët na rrezikuan disa herë me lëvizjet diagonale.
None found
Ndryshimet erdhën për dy arsye. Së pari, humbëm dy lojtarë, ndërsa më pas vendosa të ndërhyja edhe në formacion. Kalova në një skemë 4-4-2 me romb, sepse për mua ishte shumë e rëndësishme të kontrolloja lëvizjet e Vilës, i cili kishte qenë i rrezikshëm gjatë pjesës së parë.
Lojtarët që munguan ishin Bintsouka dhe Spahiu, ndërsa Doumbia e ndoqi ndeshjen nga tribuna.
Në fillim e kishim të vështirë të ndërtonim aksionet ashtu siç e kisha menduar. Pas 25 minutash vendosa të ndryshoja skemën dhe kërkova që të dilnim përpara me 3-4 pasime, pa e kaluar menjëherë topin në sulm. Zhvendosja e skuadrës na ndihmoi dhe më pas shënuam edhe golin e parë. Mendova se skema 4-1-3 me romb do të ishte zgjidhja e duhur, edhe pse në 30 minutat e para nuk arritëm të zbatonim gjithçka që kisha planifikuar.
Jam dakord me këtë pyetje. Kemi zhvilluar tri ndeshje shumë të mira ndaj Vorës, Elbasanit dhe Vllaznisë, por për fat të keq i kemi humbur të tria. Unë jam një trajner që e përshtat mënyrën e vendosjes së skuadrës në varësi të kundërshtarit. Në këtë ndeshje nuk kishim shumë intensitet dhe për këtë arsye vendosëm Alijann në mesfushë. Së bashku me Fadairon dhe Aliun, ai bëri një paraqitje shumë të mirë”, deklaroi Karoglan.
E guximshme dhe pa filtra kur bëhet fjalë për të shprehur atë që mendon, por kur vjen puna te dashuria,…
Një auditim i brendshëm i Postës Shqiptare dhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbardhur një seri veprimesh të dyshimta…
Skenës politike në Maqedoninë e Veriut po i shtohet edhe një lëvizje e re politike. Lëvizja Një, u provomua sonte…
Sulmi ukrainas ndaj korvetës ruse “Mercury”, në ujërat territoriale të Libisë, ka hapur një tjetër front përplasjesh, këtë herë diplomatike,…
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ngriti zërin në Kuvend gjatë seancës plenare kundër vendimit të qeverisë për paketën fiskale…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për bashkimin e opozitës kundër qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar…