Categories: sport

Ronaldo e paguan gjobën e Portugalisë në vetëm 39 sekonda

Cristiano Ronaldo është ndëshkuar nga Federata Portugeze e Futbollit me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh, pasi u largua pa autorizim nga grumbullimi i kombëtares në fund të shtatorit. Në raport me të ardhurat e tij te Al Nassr, kjo shumë konsiderohet pothuajse e papërfillshme.

Të lidhura

None found

Këshilli Disiplinor i FPF-së e bëri të ditur vendimin të hënën. Sipas gazetës portugeze A Bola, sulmuesi u largua më 30 shtator nga kampi stërvitor në Danimarkë, përpara përballjes me kombëtaren vendase.

Shkak për veprimin e tij dyshohet se u bënë pakënaqësitë për minutat e aktivizimit dhe mosangazhimi në një ndeshje të mëparshme. Pas nisjes së procedurave disiplinore, federata vendosi ta dënonte me pezullim 30-ditor dhe me 255 euro gjobë.

Ronaldo ka kryer tashmë 19 ditë të dënimit. Për këtë arsye, ai pritet të jetë i gatshëm për Portugalinë në nëntor, nëse përzgjidhet nga trajneri për grumbullimin e radhës.

Sipas përllogaritjeve të A Bola, 41-vjeçari përfiton rreth 208 milionë euro në vit vetëm nga paga bazë te Al Nassr. Nëse llogariten edhe bonuset, të ardhurat e tij mund të arrijnë deri në 250 milionë euro.

Duke u bazuar vetëm te paga vjetore, Ronaldo siguron rreth 255 euro çdo 39 sekonda. Pra, për të fituar shumën e gjobës së vendosur nga federata, atij i mjafton më pak se një minutë punë.

Rasti i tij është rikthyer në vëmendje së bashku me atë të ish-mbrojtësit Ricardo Carvalho, i cili në vitin 2011 u largua gjithashtu pa leje nga grumbullimi i Portugalisë.

Carvalho kishte mësuar se nuk do të luante titullar në ndeshjen kualifikuese kundër Qipros dhe, i pakënaqur nga ky vendim, u largua nga kampi në Óbidos pa dhënë arsyetimin e kërkuar. Pas kësaj, federata nisi një procedurë disiplinore ndaj tij.

Fillimisht, ish-mbrojtësi rrezikonte një pezullim deri në dy vjet, por dënimi përfundimtar ishte një vit jashtë përfaqësueses. Për më tepër, atij iu hoqën bonuset që mund të fitonte nëse Portugalia kualifikohej në Kampionatin Evropian 2012. Ndryshe nga Ronaldo, Carvalho nuk u gjobit.

Pas disa vitesh mungesë, Carvalho u rikthye te kombëtarja në vitin 2014, gjatë kohës kur Portugalia drejtohej nga Fernando Santos.

Dy vite më vonë, ai ishte pjesë e skuadrës portugeze që triumfoi në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Francë. Portugalia mposhti në finale vendësit me rezultatin 1-0 pas vazhdimeve.

Ndërkohë, Ronaldo pritet ta ketë përfunduar pezullimin përpara grumbullimit të ardhshëm të Portugalisë. Kombëtarja portugeze, sipas kalendarit të përmendur në raportim, do të luajë kundër Danimarkës më 14 nëntor dhe ndaj Uellsit tri ditë më pas.

Pavarësisht përfundimit të dënimit, përfshirja e Ronaldos në listën e të grumbulluarve do të varet nga vendimi i përzgjedhësit.

të fundit

MEP Strolenberg condemns violence against protesters in Albania: Rama does not listen and will not change his position

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke…

51 minutes ago

Shooting near a mosque in Ohio leaves one person dead

Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. [...]…

51 minutes ago

Greek education rises in protest: teachers, pupils and students warn of strikes

Në një javë protestash të fuqishme hyn edhe arsimi publik në Greqi me mësues, nxënës, studentë dhe prindër që kërkojnë…

52 minutes ago

Zahir Pajaziti’s brother recalls their mother’s advice: “Get married, or later the girls won’t want you

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së…

53 minutes ago

Bajram Pajaziti recounts Zahir’s passions: from reading and music to football

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri…

53 minutes ago

Prishtina e Shehit vazhdon pa humbje, triumfi ndaj Ballkanit forcon pretendimet për titull

Prishtina po kalon një formë të shkëlqyer në Superligën e Kosovës, duke vazhduar serinë pozitive nën drejtimin e trajnerit Orges…

1 hour ago