Ronaldo publikisht pajtohet me sulmet ndaj “Topit të Artë” të fituar nga Messi (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo është pajtuar me pretendimet e bëra nga një faqe e fansave se Lionel Messi i “vodhi” Topin e Artë atij dhe Leëandoëski-t duke lënë një koment “Fakte”.

Komenti mori vëmendje, duke marrië mbi 30.000 pëlqime dhe 10 mijë komente.

Ylli i PSG-së la pas sulmuesin polak këtë vit me një diferencë të vogël pikësh, 33.

Ronaldo,  i cili përfundoi i gjashti, nuk ishte i pranishëm për të parë rivalin e tij duke marrë Topin e Artë të shtatë.

Ronaldo është dukshëm i mërzitur dukë përfunduar jashtë 3-shes së parë për herë të parë në 11 vjet.

36-vjeçari madje sulmoi shefin e këtij çmimi, i cili thotë se bëri pretendime të rreme se donte ta përfundonte karrierën e tij me më shumë Topa të Artë sesa Messi. /albeu.com

 


Shtuar 1.12.2021 12:08