Ronaldo po tenton të afrojë dy yjet brazilianë te Valladolid

Valladolid dëshiron të forcojë mbrojtjen me dy lojtarë brazilianë.

Sipas UOL, Marcelo dhe Dani Alves mund t’i bashkohen ekipit. Ata do të largohen nga Real Madrid dhe Barcelona si lojtarë të lirë.

Ronaldo, i cili zotëron 51% të aksioneve të klubit dhe është presidenti i tij, dëshiron të nënshkruajë me dy ish-partnerët e kombëtares jo vetëm për të përmirësuar nivelin e përgjithshëm të skuadrës, por edhe për të rritur atraktivitetin e klubit për sponsorët.

Fenomeni shpreson që Marcelo dhe Dani Alves të kenë një ulje të konsiderueshme pagash, pasi Valladolid nuk është në gjendje t’i paguajë aq sa kanë marrë në skuadrat e mëparshme.

Skuadra e Ronaldos përfundoi e dyta në divizionin e dytë spanjoll sezonin e kaluar dhe u kthye në La Liga një vit pas rënies. /albeu.com/

Shtuar 19.06.2022 17:10