Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen e tij pasi tifozët morën vesh për lëndimin e tij dhe si pasojë ata sulmuan hotelin ku po qëndronin ekipi i Al-Nassr.
Al-Nassr ishte paraparë që të luanin dy ndeshje miqësore këtë javë si pjesë e parasezonit të tyre në Kinë.
Sidoqoftë, pasi Cristiano Ronaldo pësoi një lëndim gjatë stërvitjes, klubi konfirmoi se takimet e parapara me Shanghao Shenhua dhe Zhejiang më 24 janar dhe 28 respektivisht, tashmë janë shtyrë.
Klubi arab megjithatë do vazhdojë të kompletojë stërvitjen në qendrën stërvitore në Shenzen, por tifozët nuk do të jenë në gjendje ta shohin pesë herë fituesin e Topit të Artë në aksion.
Disa tifozë në Shenzen reaguan me shumë nervozizëm karshi këtyre lajmeve. Videot që u shfaqën në rrjetet sociale, treguan qindra tifozë të cilët po sulmonin hotelin e Al-Nassr duke brohoritur në të njëjtën kohë emrin e Ronaldos.
Sot (e martë), Ronaldo dhe organizatorët e këtij turi mbajtën një konferencë për shtyp në përpjekje për të qetësuar situatën. 38-vjeçari konfirmoi se ai është i lënduar, por i premtoi tifozëve se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të rikthehen për të luajtur në Kinë.
“Unë e dua këtë shtet, më pëlqen të jem këtu, më pëlqen të jem me juve këtu djema, dhe dua të luajë për ju”, ka thënë Ronaldo.
“Kështu që, mos u mërzitni, sepse edhe unë jam i mërzitur gjithashtu. Unë kam ardhur në Kinë që nga viti 2003, 2004. Unë ndihem si në shtëpi këtu, është shtëpia ime e dytë”, u shpreh portugezi.
“Ne nuk do ta anulojmë ndeshjen, ne e kemi shtyrë atë. Ne dëshirojmë të rikthehemi në shtetin tuaj. Ne do të rikthehemi. Fatkeqësisht, unë kam disa probleme, por kjo është pjesë e futbollit, është pjesë e jetës time. Por unë jam këtu, jam këtu me tifozët dhe me njerëzit kinezë”, përfundoi 38-vjeçari./Telegrafi/
Cristiano Ronaldo’s message to the Chinese fans:
“I love this country (China). I love being here. I love being with you. I want to play for you.”
— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) January 23, 2024