Il Messaggero raporton se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo u ka thënë shokëve të tij të skuadrës se dëshiron të largohet nga Allianz Stadium.
Ylli portugez aktualisht po përgatitet për Euro 2020 por nxiti spekulimet e një largimi nga Torino këtë verë duke zbuluar se ai ‘ka arritur objektivat e tij në Itali’.
36-vjeçari u bashkua me Juventusin në korrik të vitit 2018 dhe ai ka fituar dy Scudetto, një Coppa Italia dhe dy Supercoppa Italiana gjatë kohës së tij me Zonjën e Vjetër.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë është lidhur me një rikthim në Manchester United ose Real Madrid në javët e fundit, e madje Sporting CP dhe Paris Saint-Germain janë përmendur si destinacione të mundshme.
Gazeta raporton se kapiteni i Portugalisë u ka thënë shokëve të tij të skuadrës se ai do të dëshironte të largohej këtë verë dhe kështu të përfundonte punën e tij me klubin pas 133 ndeshjeve zyrtare dhe 101 golave me Bianconerët.