Ronaldo – Messi të PSG? Al Khelaifi: As nuk është në diskutim

Presidenti i PSG,  Nasser Al-Khelaifi ka mohuar të gjitha zërat për një transferimin të mundshëm të C. Ronaldos te klubi parisien.

Gjatë gjithë verës ka pasur raportime se PSG do provonte portugezin, në rast që Kylian Mbappe do kalonte te Real Madrid.

Mirëpo, Al-Khelaifi ka bërë të qartë se assesi nuk do provojnë transferimin e Ronaldos.

“Transferimi i Cristiano Ronaldos as nuk është diskutim”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkohë, Al-Khelaifi konfirmoi se nuk e lejojnë largimin e Mbappes këtë verë, pavarësisht që Reali ofroi 180 milionë euro.


Shtuar 26.08.2021 20:11

Tags: ,