Ronaldo konfirmon “krisjen” me United, nuk paraqitet në stërvitje dhe justifikohet me një arsye qesharake

E ardhmja e Cristiano Ronaldo te Manchester United vazhdon të ngelet pezull, pasi sulmuesi portugez ka shprehur dëshirën të largohet nga djajtë pasi kërkon të luajë në Champions League.

E teksa  CR7 nuk e ka të vendosur akoma të ardhmen e tij, skuadra angleze ka vazhduar stërvitjen, teksa ylli i kombëtares portugeze nuk është paraqitur në stërvitje për “arsye familjare”.

Sipas asaj që raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të paraqitet në stërvitje.

Lojtari 37-vjeçar po e kërkon largimin nga “Old Trafford”, ndërsa arsyeja e tij për të mos marrë pjesë në seancë stërvitore është për arsye familjare.

Chelsea, Bayern Munich dhe Napoli, thuhet se po i shikojnë mundësitë për transferimin e Ronaldos në këtë afat.

Madje, u raportua para pak ditësh se pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly është takuar me agjentin e CR7, Jorge Mendes, për të planifikuar një kalim të lojtarit në “Stamford Bridge”. /albeu.com