Ronaldo i jep zemër Ansu Fati: Do kthehesh së shpejti (VIDEO)

Në fund të vitit të shkuar Ansu Fati pësoi një dëmtim delikat në menisk, për të cilin u desh të operohej. I pari nuk shkoi sipas pritshmërive dhe mjekët vendosën ta operojnë edhe një herë tjetër.

Kështu, kthimi në fushë u zgjat për talentin dhe nuk dihet kur do rikthehet dhe nëse do marrë pjesë në Kampionatin Europian në verë. Ansu është atlet nën sponsorizimin e Nike, aty ku është edhe Ronaldo.

Ky i fundit ka shpërndarë një video të Fati gjatë rikuperimit dhe i jep zemër talentit të Barçës, një nga skuadrat, të cilën e ka rivalizuar më së shumti në karrierë. “Ti do të kthehesh së shpejti, vazhdo të punosh”, shkruan Ronaldo për talentin.


Shtuar 3.04.2021 11:58