Ronaldo “gomë rezervë”, Real Madrid përgatit ofertë me çmim simbolik për të

Shumë zëra për të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Që nga eliminimi i Juventusit në Champions League, emri i portugezit është lakuar shumë në merkato. Madje flitet se ai do të largohet këtë fund sezoni, por dilema qëndron se ku do ta vazhdojë karrierën CR7.

Sipas raportimit të “Cuatro”, Real Madrid tashmë po e mendon seriorizisht rikthimin e tij në Spanjë. Klubi spanjoll pritet t’i ofrojë bardhezinjve një çmim simbolik për 36-vjeçarin dhe nëse objektivat e tjerë që ata kanë nuk arrihen, atëherë merkatoja do të përqendrohet te Ronaldo.

Madje ishte vetë trajneri Zidane si dhe disa lojtarë të Realit, të cilët nuk e përjashtuan mundësin e rikthimit të Cristianos në Madrid. Kujtojmë që sulmuesi po përfundon sezonin e tij të tretë në Torino, ku fitoi gjithçka në futbollin italian por në Europë dështoi.


Shtuar 20.03.2021 12:57