Portugalia ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Iralandës me dy golat e CR7.
Protagonisti kryesor ishte padyshim Cristiano Ronaldo i cili në minutën e 15 humbi një penallti, por shënoi dy gola në fund të ndeshjes për t’i dhënë fitoren kombëtarës së tij.
Golin e vetëm për Irlandën e shënoi John Egan në minutën e 45, ndërsa golat e Ronaldos erdhën në minutat 89 dhe 90+6.
Cristiano Ronaldo tani është golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i të gjitha kohërave me 111 gola për Portugalinë. /albeu.com/