Ronaldo do të rikthehet te United? Kjo është përgjigja befasuese e Neville

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville ka këshilluar trajnerin Ole Gunnar Solskjaer të mos e rikthejnë në skuadër Cristiano Ronaldon në verë.

 

Të lidhura

None found

“Djajtë e Kuq” thuhet se janë duke e ‘monitoruar’ situatën e 36-vjeçarit, që thuhet se nuk është i lumtur te Juventusi.

Ronaldo ka dyshime se skuadra e Andrea Pirlos mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, ngase mendon se janë vite larg.

Kjo e ka lidhur Ronaldon me rikthimin sensacional në “Old Trafford”, derisa Solskjaer ka pranuar që është në kontakt me ish lojtarin.

Sidoqoftë, legjenda e klubit Neville mendon se ky transferim nuk duhet të ndodh.

“E dua atë, por mendoj se duhet t’i lëmë kujtimet aty ku janë”, shkroi ai në Twitter.


Shtuar më 25.05.2021 13:27