Categories: sport

Ronaldo dënohet nga Federata Portugeze pas largimit nga grumbullimi

Federata Portugeze e Futbollit (FPF) ka vendosur të pezullojë Cristiano Ronaldon për 30 ditë, ndërsa ndaj tij është vendosur edhe një gjobë prej 255 eurosh. Masa disiplinore lidhet me largimin e tij nga grumbullimi i Përfaqësueses së Portugalisë gjatë pushimit ndërkombëtar të shtatorit.

Të lidhura

None found

Procedurat ndaj sulmuesit 41-vjeçar nisën pasi ai u largua nga grumbullimi në Danimarkë, pas një përplasjeje me trajnerin Jorge Jesus.

Ronaldo e kishte pranuar përgjegjësinë për veprimin dhe kishte kërkuar falje, duke deklaruar se ishte i gatshëm të përballej me pasojat e vendimit të tij.

Gjithçka nisi pas fitores 2-1 të Portugalisë kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve. Edhe pse priste të aktivizohej dhe u pa duke u ngrohur gjatë takimit, Ronaldo nuk luajti asnjë minutë në atë ndeshje.

Para përballjes së radhës me Danimarkën, sulmuesi vendosi të largohej nga grumbullimi, pasi e informoi federatën për zgjedhjen e tij.

Në mesazhin e faljes, kapiteni portugez pranoi se nuk duhej të kishte vepruar në atë mënyrë. Megjithatë, ai përmendi edhe atë që e konsideroi si cenim të besimit nga trajneri Jorge Jesus.

“U kërkoj falje bashkëlojtarëve të mi të Përfaqësueses për largimin nga grumbullimi. Pavarësisht shkeljes së plotë të besimit në fjalën e trajnerit, siç mund ta dëshmojnë të gjithë ata që i kanë parë bisedat tona, nuk është dashur ta bëja këtë. Përgjegjësia është tërësisht e imja”, kishte deklaruar Ronaldo.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nënvizoi se pozita e tij si kapiten nuk duhej të përdorej për të marrë një masë më të butë disiplinore.

“Pasojat e veprimeve të mia duhet të vlerësohen dhe të ndëshkohen nga federata. Dënimi nuk duhet të ketë asnjë rrethanë lehtësuese. Unë nuk jam thjesht një lojtar, por kapiten i Përfaqësueses, dhe kjo përbën një rrethanë rënduese”, kishte thënë ai.

Ronaldo është rekordmeni i golave me fanellën e Portugalisë, me 146 gola të shënuar në 234 paraqitje.

Ai e ka përfaqësuar kombëtaren për më shumë se dy dekada dhe ka shprehur dëshirën për të vijuar të luajë me të edhe në të ardhmen.

Portugalia do të rikthehet në fushë në Ligën e Kombeve gjatë muajit nëntor. Pezullimi i vendosur mund të ndikojë në përgatitjet dhe gatishmërinë e Ronaldos për atë periudhë.

të fundit

Tension pranë qendrës së Tiranës, policia shoqëron me forcë të rinj dhe protestues

Disa shoqërime të paprecedenta kanë ndodhur pranë qendrës së Tiranës. Policia ka hyrë dhe pranë lokaleve dhe ka nisur të…

15 minutes ago

Muhamed Zekiri sentenced to 1 year and 7 months in prison

Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vjet e 7 muaj burg ish sekretarin e Qeverisë Muhamed Zekiri në lëndën…

16 minutes ago

Përparim Rama: I believe I will run for LDK leadership

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se është i gatshëm të përfshihte në garë për kryetar të LDK-së. Këtë paralajmërim…

17 minutes ago

Përshkallëzohet protesta e 19 tetorit, fishekzjarre drejt selisë së PS-së dhe plumba manovër nga policia

Janë shtuar tensionet mes policisë dhe protestuesve edhe në protestën e sotme më 19 tetor. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në…

18 minutes ago

Tomë Gashi: Kurti masterfully managed the election of the president, PDK would have found it difficult to oppose Shiroka-Pula

Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti e ka menaxhuar “në mënyrë brilante” procesin e zgjedhjes së presidentes…

18 minutes ago

Tensionet në Tiranë, protestuesit shmangin rrethimin e policisë dhe futen në rrugicat e “Rrugës së Dibrës”

Policia i ka larguar protestuesit në drejtim të Rrugës së Dibrës, ku më pas ka tentuar t’i rrethojë. Ndërsa një…

19 minutes ago