Ronald Araujo refuzon të konfirmojë qëndrimin e tij te Barcelona

Ronald Araujo ka refuzuar të flas për të ardhmen e tij, gjersa është duke u paraqitur për Uruguain në Kupën e Amerikës.

“Jam 100 për qind i fokusuar në këtë Kupë të Amerikës”, ka thënë Ronald Araujo i pyetur dy herë nëse do të qëndrojë te Barcelona sezonin e ardhshëm.

Uruguaiani ishte më i drejtpërdrejtë në të kaluarën e afërt, duke theksuar dëshirën e tij për të mbetur një lojtar Blaugrana për shumë vite në vijim.

Barca në fakt mund të përfundojë duke shitur Araujon këtë verë, me Bayern Munich dhe Manchester United që po bëjnë presion për nënshkrimin e tij.

Edhe rrethi i lojtarit thuhet se nuk e përjashton mundësinë e një lëvizjeje.

25-vjeçari u tha se kishte një marrëdhënie të tensionuar me Xavin sezonin e kaluar.

Ai mesa duket ka pasur një konflikt edhe me Ilkay Gundogan, i cili e kritikoi pas përballjes në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

Marrëveshja aktuale e Ronald Araujo me Barcelonën skadon në vitin 2026. Nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re dhe Barça nuk e shet atë këtë verë, ai do të jetë në dispozicion me një kosto të ulët vitin e ardhshëm. /Telegrafi/


Shtuar 23.06.2024 22:45