Roma, Wijnaldum i magjepsur nga tifozët: Jam “mbytur” me dashuri në rrjetet sociale

Wijnaldum u zyrtarizua ditën e djeshme si lojtari më i ri i Romës, dhe tifozët e Romës e kanë pritur të lumtur mesfushorin holandez.

“Natyrisht që e njihja Romën, jam përballur me ta disa herë në Evropë. Pyeta Salah dhe Strootman, më folën shumë mirë për të. Që nga ai moment fillova të mendoja seriozisht për një kalim te ekipi kryeqytetas.


Të gjithë më folën mirë për Italinë, një vend ideal për të jetuar. Vendi është i bukur, qyteti i jashtëzakonshëm, fansat janë shumë të apasionuar dhe kështu mendova se do të ishte një mundësi e mirë.

Pastaj pashë se sa përpjekje bëri klubi për mua dhe kuptova se ata do të bënin gjithçka, gjithashtu mora shumë dashuri në rrjetet sociale. Ishte fantastike, jo vetëm për mua, por për të gjithë familja. Edhe vëllai im më tha që kishte marrë shumë mesazhe nga fansat që të më bindte mua”, është shprehur lojtari më i ri i Romës./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.08.2022 08:30