“Roma na hëngri në pjesën e parë”, Bastoni tregohet i sinqertë: Pjesa e parë nuk shihej dot

Interi ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në kampionat. Zikaltrit përmbysën Romën nga 2-1 në 2-4, duke siguruar kështu një shkëputje prej 7 pikësh në krye të Serisë A. Alesandro Bastoni ka folur për mediat pas ndeshjes, ku është treguar i sinqertë me analizimin e ndeshjes.

Mbrojtësi i Interit është shprehur se loja e zhvilluar nga zikatrit në pjesën e parë ishte për të mos u parë, por në fraksionin e dytë të lojës ndryshimi i mentalitetit i dërgoi te fitorja.

Pjesa e parë e ndërlikuar? – “Jo, ç’e ndërlikuar. Pjesa e parë nuk shihej dot, nuk ishim ne. Roma na hëngri në pjesën e parë, është e vërteta. Folëm në fund të pjesës së parë dhe thamë që të ishim vetvetja. E bëmë të dukej këtë gjë. Ndeshjet fitohen mendërisht. Roma na kishte ngrënë në pjesën e parë. Ndryshuam mendërisht në pjesën e dytë. E dinim se sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje. Fitore thelbësore, të jep adrenalinë për të gjithë javën. Jemi të karikuar”, ka deklaruar Alesandro Bastoni. /Sport Ekspres/


Shtuar 10.02.2024 22:05