Roma, epoka Mourinho fillon me një fitore 10-0

Është mbyllur me një fitore testi i parë i sezonit të Roma-s së re të Jose Mourinho-s, që ka luajtur në Trigoria kundër Montecatini pasditen e së enjtes.

Ndeshja është mbyllur me rezultatin 10-0 në favor të verdhekuqve.

Autorët e golave: 9′ C. Perez, 19′ Mancini, 34′, 54′, 88′ B. Mayoral, 35′ Calafiori, 40’aut. Santi, 61′ pen. Zaniolo, 80′ Zalewski, 86′ Diawara.


Shtuar 15.07.2021 20:44