Roma e nxjerr në shitje, oferta arabe tundon argjentinasin Dybala

Paulo Dybala i thotë lamtumirë Romës. Verdhekuqtë i kanë hapur rrugë shitjes së argjentinasit, i cili kërkohet me këmbëngulje nga arabët e Al-Qadsiah: pas takimit që u zhvillua të martën në mbrëmje mes drejtuesve të lartë të klubit italian dhe përfaqësuesve të sauditëve, negociatat nisën të marrin jetë.

Agjenti i Joya, Carlos Novel, mbërriti në qytet dhe mori një ofertë të rëndësishme: një kontratë trevjeçare me një vlerë totale prej 45 milionë euro.

Tani do të jetë në dorën e lojtarit të vendosë se çfarë do të bëjë: deri pak ditë më parë Paulo dukej i prirur të qëndronte në kryeqytetin italian.


Shtuar 14.08.2024 19:00

Tags: ,