Granit Xhaka, një nga yjet dhe liderët më në vëmendje deri më tani në Europian, do e lërë Arsenalin për të kaluar te Roma, si porosi e vetë Jose Mourinhos, që e pëlqen shumë profilin e dardanit.
Gazzetta dello Sport raporton se orët e ardhshme janë vendimtare për këtë operacion, që po shkon drejt finalizimit. Roma ka përgatitur detajet e fundit të kësaj lëvizje dhe ka gati ofertë bindëse për Arsenalin.
Përfaqësues të klubeve do takohen për të vulosur të ardhmen e mesfushorit, që flitet se ka marrëveshje me klubin kryeqytetas dhe dëshiron të ndërrojë ambient këtë verë.