Rodri i ka kërkuar Fermin Lopezit, me të cilin pritet të jetë bashkëlojtar te Barcelona, që t’ia lirojë fanellën me numrin 16.
None found
Mesfushori 30-vjeçar duket gjithnjë e më pranë largimit nga Manchester City gjatë kësaj vere. Ai thuhet se ka zgjedhur Barcelonën, duke lënë pas në negociata edhe rivalin e saj, Real Madridin.
Lajmi për marrëveshjen mes klubeve u bë publik pasi Rodri nuk u përfshi në skuadrën e Enzo Marescas për duelin e Community Shield kundër Arsenalit, të zhvilluar të dielën pasdite. Sipas raportimeve, Barcelona do të paguajë rreth 75.3 milionë euro për transferimin e tij.
Mediumi BBC raporton se zyrtarizimi i marrëveshjes mund të ndodhë shumë shpejt, ndërsa reprezentuesi i Spanjës pritet të firmosë kontratë katërvjeçare me klubin katalanas.
Gjatë ditëve të fundit, Rodri dyshohet se ka diskutuar me Fermin Lopezin edhe për numrat e fanellave. Fabrizio Romano pretendon se mesfushori spanjoll ka kërkuar ta vazhdojë përdorimin e fanellës me numrin 16, të cilën e ka bërë të famshme.
Si rezultat, Lopez pritet të marrë numrin 7, që më herët është mbajtur nga futbollistë si Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann.
Një tjetër numër i rëndësishëm është ai 9, i cili mbeti i lirë pas largimit të Robert Lewandowskit gjatë kësaj vere. Sulmuesi polak e kishte bartur atë fanellë për katër vite, por ende nuk dihet se kush do ta marrë.
Sipas mediumit spanjoll SPORT, Barcelona po e ruan fanellën me numrin 9 për objektivin e saj afatgjatë në afatin kalimtar, Julian Alvarez, emri i të cilit vazhdon të lidhet me një transferim të kushtueshëm te gjiganti katalanas.
I njëjti raportim bën të ditur se Karim Adeyemi, një tjetër përforcim i mundshëm i kësaj vere, tashmë ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën me numrin 14.
Drita ka lënë pas një fillim të vështirë të sezonit dhe pas tri fitoreve radhazi në kampionat, synon ta vazhdojë…
Ish-sulmuesi i njohur argjentinas, Hernan Crespo, beson se Gennaro Gattusos duhet t'u kërkojmë falje të gjithë atyre që e kritikuan…
Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore (ABGJ), Edi Gusia, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi…
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga fshati Borisovë, komuna e Novo Sellës dhe kundër V.K. nga…
LSDM sot ka kërkuar që Prokruria të ngrit hetim ndaj pretendimeve se Aleksandar Vuçiq po transferon parat e tij në…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas…