Barcelona ka përmbyllur afatin kalimtar të verës me disa ndryshime të rëndësishme në përbërjen e ekipit, duke u fokusuar veçanërisht në forcimin e repartit të sulmit.
None found
Klubi katalanas ka afruar Karim Adeyemin, Anthony Gordonin, Gabriel Jesusin dhe Jesse Bisiwun. Megjithatë, transferimi i Rodrit nga Manchester City përbën lëvizjen më të bujshme të Barcelonës gjatë kësaj vere.
Në drejtim të kundërt, Ferran Torres është transferuar te Paris Saint-Germain, ndërsa Robert Lewandowski është larguar nga klubi si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës.
Më poshtë është përbërja e plotë e Barcelonës për sezonin 2026/27:
Portierë: Joan Garcia, Wojciech Szczesny, Dominik Livakovic.
Mbrojtës: Pau Cubarsi, Gerard Martin, Andreas Christensen, Alejandro Balde, Joao Cancelo, Xavi Espart, Eric Garcia, Jules Kounde.
Mesfushorë: Pedri, Gavi, Frenkie de Jong, Rodri, Fermin Lopez, Brian Farinas, Marc Bernal, Dani Olmo.
Sulmues: Raphinha, Lamine Yamal, Anthony Gordon, Karim Adeyemi, Gabriel Jesus, Hamza Abdelkarim, Roony Bardghji.
Skuadra e re ndërthur futbollistë me përvojë dhe talente të rinj. Në këtë përbërje, Rodri pritet të sjellë më shumë kontroll dhe qëndrueshmëri në mesfushën e Barcelonës.
Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë (CMF), që po mbahet më 14 nëntor 2026, në Phnom…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj pretendimeve të opozitës për importimin…
Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet për shkak të dhunës dhe kërcënimeve nga bashkëshorti,…
Skandali që ka tronditur gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia po merr përmasa të reja. Në qendër të hetimeve është 42-vjeçarja…
Një defekt, i konstatuar në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm, ka lënë pa ujë banorët e lagjes nr.…
Moti i paqëndrueshëm përfshin vendin, reshje shiu në të gjithë territorin dhe erë e fortë në bregdet Shqipëria do të…