Fermin Lopez është shprehur për raportimet e fundit rreth një largimi të mundshëm të Ferran Torresit nga Barcelona, si dhe për interesimin e klubit katalanas ndaj mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri.
None found
Mesfushori spanjoll u përball me pyetje për këto dy tema të rëndësishme të afatit kalimtar pas disfatës 1-0 kundër Udineses.
I pyetur për situatën e Torresit, Lopez shmangu një përgjigje përfundimtare, pasi sqaroi se nuk është në dijeni të të gjitha hollësive që lidhen me të ardhmen e bashkëlojtarit të tij.
“Ferran është një bashkëlojtar i madh. Nuk dua të futem në këtë çështje, sepse nuk i kam të gjitha informacionet”, deklaroi Lopez.
Edhe kur foli për mundësinë e transferimit të Rodrit te Barcelona, ai mbajti të njëjtin qëndrim: “Nuk i kam të gjitha informacionet as për Rodrin, por çfarëdo që të vendosin Deco dhe drejtuesit sportivë, do të jetë në rregull. Të gjithë e dinë se ai është një lojtar i madh”.
Rodri është përmendur si një prej objektivave kryesorë të Barcelonës gjatë kësaj vere, ndërsa emri i Ferran Torresit vazhdon të shoqërohet me mundësinë e largimit nga klubi katalanas.
Deri tani nuk ka një vendim përfundimtar, ndaj e ardhmja e të dy futbollistëve mbetet ende e paqartë.
Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ka zbuluar pa dashje lidhjen e saj të…
515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nisur rrugëtimin e tyre në shërbim…
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka arritur dakordim në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme partiake, pas një mbledhjeje të përbashkët me…
Llogaria e Elisa Spiropalit në Facebook është bërë sërish e aksesueshme, pasi kishte qëndruar e bllokuar për disa ditë. Në…
Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës kombëtare të 24…
Llogaria e Elisa Spiropalit në Facebook është bërë sërish e aksesueshme, pasi kishte qëndruar e bllokuar për disa ditë. Në…