Sulmuesi brazilian Robinjo, është dënuar me 9 vite heqje lirie nga gjykata penale braziliane, me akuzën e përdhunimit në grup të një vajze shqiptare gjatë vitit 2017.
Ai u arrestua në Brazil, dhe ligji nuk e lejonte ekstradimin e tij për në Itali, shtet ku kishte kryer krimin.
Por tani mësohet se 40-vjeçari do të vuajë dënimin e tij në Brazil, dhe në një ndër burgjet më famëkeqe të këtij vendi.
Burgu ndodhet në Pernambuko, dhe është një ndër më të këqinjt e Brazilit. Kushtet e jetesës janë tmerrësisht të vështira.
Numri i të dënuarve është shumë herë më i madh se sa e lejon ligji. Vendi ka një mungesë higjene të paparë.
Në burg kryejnë dënimin njerëz me preçedent të madh penal, si terrorist, bosët e drogës, dhe përdhunues.
Madje ka pasur raportime se brenda mureve ka edhe dhunë seksuale të të burgosurve me njëri-tjetrin.
Me sa duket, këto 9 vitet e ardhshme do të jenë ndër më të këqijat për ish-sulmuesin e Milanit dhe Mançester Cityt.
Është e vështirë të imagjinohet se si një prej futbollistëve më të mirë të brezit të tij, të përfundojë në këto rrethana.