Roberto Martinez konfirmon se Portugalia nuk do ta ketë Ruben Dias ndaj DR Kongos: “Nuk do të marrim asnjë rrezik”

Portugalia do ta nisë Kupën e Botës 2026 pa një nga futbollistët e saj më të rëndësishëm, pasi Ruben Dias nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e parë ndaj DR Kongos për shkak të një lëndimi.

Përzgjedhësi Roberto Martinez e bëri publik këtë vendim, duke sqaruar se qendërmbrojtësi ende nuk e ka kaluar plotësisht problemin fizik dhe se stafi teknik nuk dëshiron të vërë në rrezik gjendjen e tij.

Të lidhura

None found

“Ai ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe ne nuk do të marrim asnjë rrezik”, u shpreh Martinez në prag të ndeshjes së grupit K.

Mungesa e mbrojtësit të Manchester Cityt konsiderohet një goditje e ndjeshme për Portugalinë, duke qenë se ai shihet si udhëheqësi i prapavijës dhe një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës.

Disa ditë më parë, Matheus Nunes kishte dhënë shpresë se bashkëlojtari i tij mund të arrinte të ishte i gatshëm për sfidën hapëse, por zhvillimet e fundit kanë bërë që stafi mjekësor të këshillojë kujdes maksimal.

Ndeshjen e parë në këtë edicion të Kupës së Botës, Portugalia do ta luajë në Houston kundër DR Kongos, teksa në grupin K bëjnë pjesë edhe Kolumbia dhe Uzbekistani.

Edhe pse pa Dias, Martinez do të ketë në dispozicion kapitenin Cristiano Ronaldo, i cili pritet të udhëheqë ekipin në synimin për ta nisur turneun me fitore.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş