Roberto Mancini mbret në futboll, por gropë në biznes

Në fushën e lojës gjithçka perfekte, jashtë saj probleme. Roberto Mancini nuk mund të fitojë gjithmonë. Trajneri 56-vjeçari ka zhvilluar një punë të mrekullueshme tek Italia, dhe bashkë me djemtë e tij ia doli të fitojë Euro 2020 më 11 korrik.

Gjithsesi, jo gjithçka po shkon mirë për ish-sulmuesin e famshëm. Investimi në pasuritë e paluajtshme nuk ka dhënë fryte pozitive. Sipas raporteve të Il Tempo, Mancini si person fizik, zotëron tre shtëpi “madhështore” në Jesi, qyteti i tij i lindjes, të cilat zënë gjithsej 17 dhoma, 2 garazhe mbi 100 metra katrorë, një zyrë me 4 dhoma dhe një fabrikë.

Calcioefinanza.it shkruan se bilanci vjetor i kompanisë imobilare 2014 Srl, aty ku trajneri i kombëtares së kaltër zotëron 100% të aksioneve, ka dalë me një humbje prej 124. 699 eurosh në pasqyrën financiare të vitit 2020.


Shtuar 26.07.2021 23:21