Rio Ferdinand elozhe për yllin e Bayern: Më kujton Kaka-n

Talenti i Jama Musiala-s është një siguri për Bayern-in dhe kursin e ri të kombëtares gjermane nën drejtimin e Julian Nagelsmann, një trajner që e njeh mirë djaloshin me origjinë nga Nigeria, por i lindur në Shtutgart.

Musiala ka bërë për vete edhe vëzhguesit e të gjithë Europës, siç dëshmojnë elozhet që i ka bërë Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Anglisë.

Ish-futbollisti ka folur në platformën “Rising Ballers” në lidhje me Musiala-n: “Ku djalosh është i jashtëzakonshëm. Musiala është një alien!”.

“Potenciali i tij është shumë i madh, si ai i Jude Bellingham. Musiala është i pabesueshëm dhe më kujton Kaka, por është akoma më efikas dhe më i rafinuar në fintet e tij”.

Ferdinand ka shprehur edhe keqardhjen e tij për faktin që Musiala nuk është pjesë e kombëtares angleze dhe në Premier League, duke parë se ka jetuar në Angli mes 7 dhe 16 vjeç dhe ka lënë Chelsea-n në 2019-ën për të kaluar te Bayern, që u ka paguar Bluve vetëm 200.000 euro si shpërblimin për formimin e lojtarit:

“Nuk arrij ta shpjegoj pse Anglia dhe Chelsea e kanë lënë të largohet”, ka thënë Ferdinand.


Shtuar 3.10.2023 18:30