Rinovimi me Interin çështje ditësh, Nicolo Barrella do të bëhet lojtari më i paguar në Serie A

Rinovimi i Nicolo Barellas me Interin është çështje ditësh. Palët janë dakortësuar mes tyre për zgjatjen e bashkëpuinimit dhe në këtë mënyrë italianin do të vazhdojë qëndrimin e tij te zikaltërtit.

Sipas “La Gazzetta dello ssport” bëhet me dije se me rinovimin e kontratës, 27-vjeçari do të bëhej lojtari më i paguar në Serie A.

Kontrata e tij aktuale përfundon në qershor të vitit 2026, ndërsa zgjatja e saj do të bëhet deri në vitin 2029.

Gjithashtu plot 7 milionë euro plus do të përfitojë lojtari së bashku me bonuset, ndërsa aktuaslisht përfiton 5 milionë euro.

Në këtë mënyrë italiani bëhet lojtari më i paguar në Serie A, teksa lë prapa Alessandro bastonin me 5.5 milionë euro dhe Federico Chiesan me 5 milionë euro.


Shtuar 10.05.2024 17:52

Tags: ,