Chelsea është duke menduar për zëvendësuesin e Ngolo Kante nëse francezi refuzon të rinovojë kontratën.
Lojtari i “piketuar” është holandezi i Barcelonës, Frenkie de Jong.
Nga Sport BILD, “blutë” aktualisht nuk kanë asnjë lloj kontakti me lojtarin, i cili së fundmi ishte shumë pranë kalimit në Premier League te Man.United, por në fund duket se do të qëndrojë në Barcelonë duke ulur ndjeshëm rrogën e tij.
Chelsea momentalisht është i fokusuar për të bindur Kante që të nënshkruajë një kontratë të re, e nëse kjo nuk do të mund të arrihet bordi do të nisë punën për De Jong./albeu.com