Rikthim i shumëpritur për Jamal Musiala, i cili është kthyer në fushë pas afro 200 ditësh mungesë për shkak të një dëmtimi të rëndë.
Mesfushori ofensiv i Bayern Munich, ka lënë pas një periudhë të gjatë rehabilitimi dhe tani sheh përpara, me synimin e madh: Botërorin me Gjermaninë.
Dëmtimi erdhi në çerekfinalet e FIFA Club World Cup, pas një përplasjeje me portierin italian Gianluigi Donnarumma, episod që e mbajti jashtë fushave për më shumë se gjashtë muaj.
Tani 23-vjeçari po rifiton gradualisht ritmin dhe besimin. Ai ka pranuar se nuk është e lehtë të lësh pas një dëmtim të tillë, por nga ndeshja në ndeshje ndjen përmirësim dhe më shumë siguri në lëvizje. Stërvitje shtesë, punë e kujdesshme dhe shumë durim: kjo ka qenë receta e rikthimit të tij.
Dalëngadalë ai ka nisur të marr minuta me kampionët bavarezë dhe të shfaqet hera herës madje edhe protagonist, sikundër ishte goli i realizuar nga PSV Eindhoven në ndeshjen e fundit për fazën e ligës, apo edhe assistet e dhuruar në suksest e thella ndaj Leipzig dhe Hoffenheim.
Objektivi? Të jetë në formën më të mirë në fund të sezonit dhe të udhëheqë kombëtaren gjermane në Botërorin e ardhshëm. Pas një prove të vështirë fizike dhe mendore, Musiala është gati të shkruajë kapitullin e radhës.
