Rikthimi i bujshëm, agjenti i CR7 nis bisedimet me presidentin e Real Madrid

Zërat e largimit të Cristiano Ronaldos nga Juventusi në fund të sezonit, po shtohen nga ditë në ditë. Dështimi i radhës në Champions League me bardhezinjtë, e ka zemëruar fituesin e pesë “Topave të Artë”, i cili dëshiron të një një aventurë të re.

PSG e pëlqen shumë dhe po bisedon me agjentin e lojtarit, interesim për yllin portugez ka edhe nga disa klube të Premier League, teksa ka dalë në skenë edhe… Real Madrid.

Marca dhe AS raportojnë se Jorge Mendes, agjenti i sulmuesit 36-vjeçar, po negocion me Florentino Perez, kreun e “Los Blancos”. Për momentin bëhet fjalë vetëm për sondazhe dhe bisedime paraprake për të mësuar nëse ekziston mundësia e rikthimit te Reali.

CR7 do ishte i mirëpritur në “Santiago Bernabeu”, aty ku shkëlqeu dhe fitoi gjatë nëntë sezoneve që veshi fanellën e kampionëve të Spanjës (2009-2018). Merkato e verës së ardhshme parashikohet e zjarrtë dhe Ronaldon mund ta shohim sërish te Reali.


Shtuar 12.03.2021 12:08