Rikthim te Atletico? Simeone: Marrëdhënia ime me Griezmann shkon përtej sportit, pres të trimfojë te Barça

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka folur në lidhje me një kthim të mundshëm të Antoine Griezmann te Colchoneros.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me atë, që shkon përtej sportit, duke parë se fëmijët e mi luajnë me fëmijët e tij”, ka thënë trajneri për AS.

“Përtej asaj që i ka dhënë Atletico-s, dua që të bëjë mirë te Barcelona, është një lojtar i jashtëzakonshëm. Te Barcelona, edhe pse nuk ka patur vazhdimësi, nuk ka rënë kurrë nën shifrën e 20 golave”, ka shtuar Simeone.

“Janë shifra të rëndësishme dhe shpresoj që të konsolidohet lojtari që ka luajtur në Europian, Botëror, në pesë vitet që ka qenë me ne… nuk pres gjë tjetër vetëm që ta shoh të triumfojë te Barcelona”


Shtuar 21.07.2021 15:45