Rikthehet Barça/ Raphinha-Leva dhurojnë show, Flick: Ishim fantastik

Hansi Flick, “shpërtheu” me një fitore tenistike përballë Valencias, një sukses i thellë 6-0 që i lejon të ndjekin “këmba këmbës” Realin kryesues.

Në “Johan Cruyff”, në shtëpinë e talenteve, në “La Masia”, Barça mori shpejt kontrollin e lojës dhe në minutën e 29-të, Fermin Lopez kaloi blaugranët në avantazh.

Të lidhura

None found

Historia e këtij takimi ndryshoi totalisht me fillimin e pjesës së dytë, ku Flick hodhi fillimisht në lojë Raphinha-n dhe më pas Lewandowskin.

Në minutën e 53-të, ishte pikërisht Raphinha që dyfishoi shifrat. Barça ishte e papërmbajtshme dhe tre minuta më pas, Fermin Lopez realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën.

Raphinha dhuroi një show fantastik, me brazilianin që në minutën e 64-ët kompletoi “pokerin” e golave dhe “dopietën” e tij personale.

Stafetën më pas e mori Robert Lewandowski, me “bomberin” polak që realizoi një dygolash fantastik. Në minutën e 76-të me një goditje të fortë dërgoi topin në trekëndësh. Përpara se të përfundonte ndeshja, në minutën e 86-të, Leva shënoi edhe golin e dytë personal duke sigluar shifrat përfundimtare në 6-0.

Falë këtij suksesi, Barça ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 10-të pikëve, 2 më pak se Reali kryesues.

Nga Fermin Lopez te Raphniha e Lewndowski, Hansi Flick u ngacmua jo pak nga gazetarët pas përfundimit të këtij takimi: “Fermin? Zhvilloi një ndeshje fantastike, por jo vetëm ai, e gjithë skuadra luajti shumë mirë. Ekipi ishte fantastik, në çdo repart. Në fushë mund të hedhim vetëm 11 lojtarë, kjo është e vetmja gjë që mund të them”, u shpreh Flick duke dribluar pyetjen në lidhje me dënimin ndaj Raphinha-s.


Shtuar më 15.09.2025 12:08

Tags: ,
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişcasinoroyalholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetKralbetmeritkingdinamobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelermarsbahisGrandpashabetcasinofastjojobet giriş