“Rikthehem për 4-5 muaj në fushë”, agjenti i Eriksen reagon pas deklaratës

“Do të rikthehem në fushë për 4-5 muaj“, janë fjalët që Christian Eriksen u ka thënë shokëve të skuadrës gjatë vizitës në qendrën stërvitore të Interit.

Mesfushori danez ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhdon të kryejë kontrolle të detajuara mjekësore në lidhje me arrestin kardiak që pësoi më 12 qershor në Euro 2020.

Agjenti i mesfushorit danez, Martin Schoots ka përgënjeshtruar një gjë të tillë, duke frenuar disi entuziazmin e tifozëve zikaltër.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar Christian të thotë se dëshiron kthehet në fushë brenda katër apo pesë muajve.

Interi ishte i lumtur që e pa atë në gjendje të mirë, nuk ka program dhe asnjë presion në lidhje me rikthimin“, theksoi agjenti i Eriksen.


Shtuar 6.08.2021 10:21