Ribashkimi i papritur: Adama-Braithwaite

Adama Traore, nënshkrimi i tretë i Barçës në këtë merkato dimërore, nuk do të ndihet si i huaj në dhomën e zhveshjes së Barçës.

Traore do të bashkohet sërish me Martin Braithwaite. Të dy ishin pjesë e ekipit të parë të Middlesbrough në sezonin 2017-2018, kur klubi anglez luajti në Championship.

Ata luajtën vetëm një vit së bashku. Më vonë Adama shkoi në Wolverhampton dhe Braithwaite në Bordeaux.

Braithwaite dhe  Adama Traore tashmë kanë për detyrë të kontribojnë në sulmin e Barcelonës. /albeu.com


Shtuar 30.01.2022 10:57