Rey Manaj zgjidhet në formacionin e javës në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rey Manaj po zhvillon një sezon spektakolar në Turqi me skuadrën e Sivaspor.

‘Bomberi’ kuqezi është përzgjedhur në formacionin e javës në Superligën turke, madje është vlerësuar me notën më të lartë (8.3) nga faqja e specializuar “Sofascore”.

Të lidhura

None found

Manaj ka shënuar 18 gola në 32 ndeshje të luajtura në kampionat këtë sezon dhe falë paraqitjeve të mira shpreson një ftesë për në Euro 2024 nga trajneri i kombëtares Sylvinho.

Pjesë e formacionit më të mirë të javës së 37-të të kampionatit turk është edhe mbrojtësi i Kosovës U21, Amar Gerxhaliu i cili luan për Antaliaspor.


Shtuar 21.05.2024 13:01