Rey Manaj është protagonisti kryesor i Sivasspor këtë sezon. Golin e fundit e shënoi ditën e sotme, duke i dhënë fitoren 3-2 të tijve në Kupë kundër Keciorengucu.
Manaj u fut nga zëvendësimi gjatë pjesës së dytë dhe e justifikoi aktivizimin. Sulmuesi 26-vjeçar u afrua në verë te Sivasspor.
Këtë sezon është golashënuesi i skuadrës, teksa 4 gola i ka shënuar në Kupë dhe 8 në kampionat. 12 gola në 19 ndeshje, ku jo të gjitha janë nisur titullar, janë sinjal i mirë.
Ky është dhe një mesazh për Sylvinhon, që duhet të hedhë sytë nga elita e futbollit turk. A janë të “rrezikuar” sulmuesit e tjerë të Kombëtares?
Muaji mars do e tregojë. Manaj nuk është ftuar asnjë ndeshje nga trajneri i Kombëtares, por forma e tij mund të ndryshojë diçka. /newsport.al/