Rey Manaj shkëlqeu sonte, publikohen notat e lojtarëve të ndeshjes Shqipëri – Andorrë

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Andorrës në kuadër të xhiros së dytë kualifikuese për Botërorin e vitit 2026.

Kuqezinjtë mbyllën dilemën e fituesit që në pjesën e parë të cilën e mbyllën me epërsi të dyfishtë falë dy golave të realizuar nga Rey Manaj.

Në minutat e fundit të takimit, listës së golashënuesve iu bashkua edhe Myrto Uzuni i cili me kokë shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-0.

Lojtari më i mirë në këtë sfidë sipas Sofascore ishte Rey Manaj i cili u vlerësua me notën 8.7 për dy golat e shënuar.

Me notë të lartë për paraqitjen e tij u vlerësua edhe Kristjan Asllani i cili mori notën 8.4 pas asistimit që bëri dhe dominimit të tij në mesfushë.

Lojtarë të tjerë të dalluar në këtë përballje ishin edhe Arbër Hoxha (7.8), Myrto Uzuni (7.7) Naser Aliji dhe Ivan Balliu (7.5).

Dështimi i ndeshjes në këtë sfidë doli të jetë mbrojtësi i majtë i Andorrës, Marc Garcia, i cili mori notën 5.9.


Shtuar 24.03.2025 23:19