Rey Manaj i pandalshëm, realizon dy gola brenda shtatë minutave

Rey Manaj ka vazhduar formën e mrekullueshme në elitën e futbollit turk me fanellën e Sivassporit.

Në ndeshjen ndaj Gaziantep që ka filluar para pak çasteve, Manaj ka realizuar dy gola të shpejtë.

Sulmuesi shqiptar serinë e golave e hapi në minutën e tetë duke realizuar nga penalltia për epërsinë e skuadrës së tij 1-0.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Manaj doli sërish në skenë dhe sërish realizoi nga penalltia kësaj radhe për ta dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij në 2-0.

Me këta dy gola Manaj shkon në kuotën e 10 golave në kampionat, derisa ka shënuar edhe katër të tjerë në Kupën e Turqisë. /Telegrafi/


Shtuar 21.01.2024 12:03

Tags: