Barcelona në kërkim të një “9”, Rey Manaj pranë kalimit në Serie A

Rey Manaj do të rikthehet sërish në Itali.

Sulmuesi karrierën pritet ta vazhdojë në Serie A te Spezia.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Spezia është shumë afër marrëveshjes me Barcelonën për huazimin e  Manajt.

Futbollisti i Shqipërisë, shkëlqeu në ndeshjet para-sezonale me ‘Blaugranët’, megjithatë duket se ai nuk ka vend në formacion.

Rey pritet të ketë më shumë hapësira në Itali të shfaq potencialin e tij dhe të ndihmojë klubin në arritjen e objektivav me golat e tij.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të ndodh së shpejti.


Shtuar 31.08.2021 12:44